Aktualitet

Aksident tragjik në Tepelenë! Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat anësore, humb jetën 25-vjeçari Ergest Qenani

Përplasja ka qenë fatale për të riun, pasi ai ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

29 Tetor 2025, 07:17 Nga M.L
Aksident tragjik në Tepelenë! Humbi kontrollin e motorit dhe u
Foto ilustruese

TEPELENË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Tepelenë–Bënç. Mësohet se viktima është Ergest Qenani, 25 vjeç, i cili po udhëtonte me motor kur për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat metalike anës rrugës. Përplasja ka qenë fatale për të riun, pasi ai ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

NJOFTIMI:

Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Tepelenë-Bënç", shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.  25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Sondazh

Poll