Politike

SPAK prova të reja? Kryemadhi: Qenkemi ende nën hetim! Prokuroria po tenton të mbajë Metën në burg dhe mua nën presion

Teksa doli nga ambientet e SPAK, Kryemadhi u shpreh se SPAK po e bënë këtë në mënyrë që të mbajë Ilir Metën në burg ndërsa atë dhe familjarët e saj nën presion.

28 Tetor 2025, 11:21 Nga I.A
SPAK prova të reja? Kryemadhi: Qenkemi ende nën hetim! Prokuroria po
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se ndodhet ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme bashkë me Ilir Metën. Teksa doli nga ambientet e SPAK, Kryemadhi u shpreh se SPAK po e bënë këtë në mënyrë që të mbajë Ilir Metën në burg ndërsa atë dhe familjarët e saj nën presion. Sipas Kryemadhit prokurorët që po e bëjnë këtë janë ushtarë të bindur të ish-ambasadores Yuri Kim.    

“Qesharake dhe e dhimbshme që sot jemi në këtë standard për shkak të asaj që ndodh edhe sot në këtë gjykatë dhe në sistemin e drejtësisë. Hetimi vijon, edhe pse dosja hetimore duhet të ishte mbyllur më 27 korrik, prokuroria vijon heton merr letërporosi, pra hetimi për mua, Metën dhe nënën time nuk ka mbaruar. Pra ne vijojmë të jemi në hetim paraprak. Kjo bëhet për të mbajtur Metën në burg dhe mua e familjarët e mi nën presion dhe për të arritur një inat personal, ata që e bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim.

Një gjë të mirë kishte sot seanca, sepse sot kemi kompanitë apo personat që ka paguar fatura në emër të LSI. Del në pah grushti i shtetit apo puci ndaj familjes time apo rrethit shoqëror. Një kompania amerikane ka paguar për lobim në SHBA. Që nga ky moment akuzat për lobimnn nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngarkojnë me faj kompaninë GSIS, që ka pranuar që në llogarinë e një kompanie lobimi të paguhen para në emër të një partie shqiptare.
Tani do nisë të zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave të Yuri Kim që për fat të keq nuk e zgjidh dot me një bursë në Angli për xhelatin e saj që ka në SPAK”, tha Kryemadhi./Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll