Aktualitet

"Porsche" luksoz e aksidentoi për vdekje orët e para të mëngjesit! Del FOTO e Lenadro Shametajt, 17-vjeçarit iu pre jeta në mes teksa po kthehej nga puna

Sipas informacioneve, i riu po kthehej nga puna si kamarier, duke drejtuar një motomjet, ku edhe u përplas për vdekje nga një automjet luksoz tip “Porsche”, që lëvizte me shpejtësi të lartë në mes të rrugës.

28 Tetor 2025, 11:57 Nga M.L
"Porsche" luksoz e aksidentoi për vdekje orët e para të
Lenadro Shametaj

VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi jetën orët e para të mëngjesit pas një aksidenti tragjik në Vlorë. Sipas informacioneve, i riu po kthehej nga puna si kamarier, duke drejtuar një motomjet, ku edhe u përplas për vdekje nga një automjet luksoz tip “Porsche”, që lëvizte me shpejtësi të lartë në mes të rrugës.

Aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, rreth orës 01:30. Sipas burimeve paraprake, shoferi teksa po udhëtonte me automjetin tip “Porsche”, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë dhe ka aksidentuar për vdekje të riun teksa po kalonte rrugën. 

Sondazh

Poll