28 Tetor 2025, 10:41
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se është vendosur të sekuestrohen të gjitha pasuritë e paluajtshme të subjekteve "International Medicare shpk" dhe "Sante Plus Group". Mësohet se spitali fshehu të ardhurat nga fitimet, duke mos paguar taksat.
Sakaq në një njoftim zyrtar, Prokuroria njofton se ka gjetur mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore dhe medikamente të skaduara, përfshirë edhe barna të ndaluara për shitje jashtë ambienteve spitalore. Prokuroria sqaron se hetimi ka nisur fill pas denoncimit të një shtetasi portugez ndaj subjektit International Medicare.
Mësohet se ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por portugezi u mashtrua nga ky spital duke përdorur justifikime të ndryshme.
NJOFTIMI:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group.
Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).
Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.
Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private.
Në funksion të hetimit të procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të punonjësve, si rrejedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë.
Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë 112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanë lindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim të padeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë.
Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar në kundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave në organet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marë këto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale.
Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare, janë fshehur të ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto të ardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.
Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator.
Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.
Spitali privat me vendndodhje në Zog të Zi është bllokuar që me datën 4 shator të këtij viti për disa vepra të ndryshme penale. Nga operacioni 'Bilanci' është vënë në pranga administratori i spitalit, Edmond Zaja si dhe u shpallën në kërkim bashkëaksionerët Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Gjatë operacionit, u sekuestruan 100 blloqe mandatesh të pafiskalizuar dhe 27 lloje medikamentesh të dyshuara të kontrabanduara si dhe të ndaluara për përdorim nga autoritetet kompetente. Në këtë spital ishin të punësuar gjithashtu dhe 5 shtetas të pa siguruar./ Dosja.al
sante plus group international medicare shpk
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:37
M.L
Belinda Balluku
TIRANA- Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar sot Drejtorin e ri të emëruar për Portin e Durrësit, ish-ministr...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:22
M.L
Kujtim Cakrani
TIRANA- Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, u shpreh sot se shtyrja e seancës së klientit të tij ësht&e...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:12
M.L
Arrestimi
DURRËS- Dy vëllezër të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje nëorganizata krimin...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:01
M.L
Meta-Kryemadhi, foto ilustruese
TIRANA- Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është shtyrë sërish sot. ...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 09:41
M.L
Pamje nga vendngjarja
VLORË- Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur pas mesnatës se të hënës në Vlor&...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 09:08
M.L
Gjyshi i 17-vjeçarit të aksidentuar
VLORË- Gjyshi i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën pas mesnatës s&eum...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 08:31
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet sot seanca paraprake për çështjen penale që p&e...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 07:41
M.L
Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerj...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 07:38
M.L
Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompanitë ujore, tokësore dhe ajrore, përfshirë ed...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 07:22
M.L
Pamje nga vendngjarja
VLORË- Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e V...