Aktualitet

Shtyhet sërish seanca e Metës! Avokati 'shpërthen' pas daljes nga Gjykata: Irena Gjoka pezullon afatet, e shantazhojnë prokurorët e SPAK

Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Cakrani deklaroi se gjyqtarja pezullon afatet dhe, sipas tij, është e shantazhuar nga prokurorët e SPAK-ut.

28 Tetor 2025, 10:22 Nga M.L
Shtyhet sërish seanca e Metës! Avokati 'shpërthen' pas
Kujtim Cakrani

TIRANA- Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, u shpreh sot se shtyrja e seancës së klientit të tij është pasojë e veprimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Cakrani deklaroi se gjyqtarja pezullon afatet dhe, sipas tij, është e shantazhuar nga prokurorët e SPAK-ut.

Avokati shtoi gjithashtu se përfundimi i procedurave me këtë gjyqtare do të jetë shumë i vështirë.

“Ka patur letër porosi në SHBA vazhdon për çështjen e lobimit. GSIS kishte marrë një pagesë nga një biznesmen që nuk ka as firmë as vulë nga Meta. Ne nuk na shqetëson letërporosia si provë, por fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake. Unë do flas me Metën dhe do mbajmë qëndrim sa i takon gjyqtares Irena Gjoka. Unë prezent aty, ajo pezullon afatet.

Përfundimi i procedurave me këtë gjyqtare do të jetë shumë e vështirë. Ajo është e shantazhuar, unë i thashë në sy: këta zotërinjtë prokurorë që ke përballë, ty të shantazhojnë," tha avokati./ Dosja.al

ilir meta irena gjoka kujtim cakrani

Sondazh

Poll