Aktualitet

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, arrestohen në Durrës dy vëllezërit! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Mësohet se Ergis dhe Arbin Hoxha, përkatësisht 32 dhe 34 vjeç u vunë në pranga si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar 'Brothers'.

28 Tetor 2025, 10:12 Nga M.L
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim
Arrestimi

DURRËS- Dy vëllezër të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje nëorganizata kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Ergis dhe Arbin Hoxha, përkatësisht 32 dhe 34 vjeç u vunë në pranga si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar 'Brothers'.

Mbi dy të rinjtë rëndojnë veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikimi i lëndëve narkotike”. Sakaq pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë. 

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:

E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali./

ergis dhe arbin hoxha

Sondazh

Poll