Politike

"Doni të mbyllni seancën", Shpërthen Kapri ndaj Peleshit në Kuvend! Kryeparlamentari: Mos paragjykoni!

Ndërsa Peleshi u përgjigj duke theksuar se procedura përfshin 57 pyetje ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, të cilat, sipas tij, nuk janë bërë kurrë më parë ndaj një drejtuesi të një institucioni në Parlament.

27 Tetor 2025, 12:10 Nga M.L
"Doni të mbyllni seancën", Shpërthen Kapri ndaj
Erald Kapri

TIRANANjë debat ka ndodhur në Kuvend gjatë seancës së ditës së sotme midis deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe kreut të Kuvendit, Niko Peleshi. Kapri e akuzoi Peleshin se synon të mbyllë seancën pa raporte të detajuara. Ndërsa Peleshi u përgjigj duke theksuar se procedura përfshin 57 pyetje ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, të cilat, sipas tij, nuk janë bërë kurrë më parë ndaj një drejtuesi të një institucioni në Parlament.

“Po shkojmë drejt një skenari. Doni ta mbyllni dhe të mos bëni raportimet siç ka ndodhur në seanca të tjera. Tani që maxhoranca ka siklet që kreu i SPAK të vijë këtu. Sepse që të pyesni Dumanin ç’po ndodh me zv.kryeministren kjo është e qartë. Nëse doni ta mbyllni mbylleni dhe na i kurseni këto zgjatjet pa fund”, tha Kapri.

“Z.Kapri mos paragjykoni, janë 57 pyetje të depozituara për drejtuesin e SPAK. Janë kaq pyetje që në historinë e parlamentit shqiptar nuk janë drejtuar ndonjëherë një drejtues institucioni," tha Peleshi./ Dosja.al

erald kapri niko peleshi

Sondazh

Poll