Vendi që Edi Rama e ble 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama fluturoi në Berlin dy ditë më parë për të marrë pjesë në një forum të p...
Në fillim të seancës, deputetët do të votojnë krijimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, për të cilët mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje mbi përbërjen e balancuar, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgjasë me orë të tëra, për shkak të raportimeve të një sërë institucionesh të drejtësisë dhe ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare. Në fillim të seancës, deputetët do të votojnë krijimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, për të cilët mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje mbi përbërjen e balancuar, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.
Pas votimit të komisioneve, seanca do të vijojë me raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë. Në rend të ditës është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.
Më pas, do të raportojë Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe Artur Metani, kryeinspektor i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Po ashtu, në seancë do të prezantohen edhe raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi është përjashtuar për dy javë pas përplasjes së fundit me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. PD i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve./ Dosja.al
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama fluturoi në Berlin dy ditë më parë për të marrë pjesë në një forum të p...
Florjan Binaj TIRANË- Kandidati i pavarur por i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, Florjan Binaj ka shpërndarë nj&eu...
TIRANË- Socialistët vijojnë përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë edhe pse Gjykata Kushtetuese u hoqi datën 9...
Albin Kurti KOSOVË- Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit për të sigu...
Albin Kurti KOSOVË- Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të zgjedhë ...
Florjan Binaj TIRANË- Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka deklaruar sot se Kryeministri Rama u merr 140 m...
Albin Kurti KOSOVË- Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk arriti të siguronte dot mbështetjen e duhur për të for...
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi sot se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka mar...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsul...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Votimi i kryer në...