Politike

Taulant Balla sms strukturave socialiste për zgjedhjet në Tiranë: Dua mobilizim për 14 dhjetorin

Por sipas mediave zgjedhjet në Tiranë sipas socialistëve mund të mbahen në 14 dhjetor.

26 Tetor 2025, 17:58 Nga I.A

Taulant Balla sms strukturave socialiste për zgjedhjet në Tiranë:

TIRANË- Socialistët vijojnë përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë edhe pse Gjykata Kushtetuese u hoqi datën 9 nëntor që këto zgjedhje të mbahen. Por sipas mediave zgjedhjet në Tiranë sipas socialistëve mund të mbahen në 14 dhjetor.

Lapsi.al ka parë një mesazh të dërguar nga Taulant Balla në një grup në WhatsApp të strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë. Në atë mesazh, Balla kërkonte mobilizim nga struktura dhe e bënte të sigurt datën 14 dhjetor për zgjedhjet në Tiranë ndonëse nuk dihet si të shkojë fati i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit ka thirrur një seancë më datë 31 tetor për ankimin që Erion Veliaj i ka bërë shkarkimit të tij nga qeveria. Siguria e Taulant Ballës për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë më 14 dhjetor e kompromenton jo pak edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese./Dosja.al

ps taulant balla

Sondazh

Poll