Politike

Rama e quajti aktor humori, Binaj: Aktori më i madh është Edi Rama, u merr 140 milionë euro qytetarëve duke "i bindur" se po bën incinerator

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Binaj i është përgjigjur etiketimit që i bëri Kryeministri gjatë podcastit të tij “Flasim”.

26 Tetor 2025, 14:20 Nga E.d
Rama e quajti aktor humori, Binaj: Aktori më i madh është
Florjan Binaj

TIRANË- Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka deklaruar sot se Kryeministri Rama u merr 140 milionë euro qytetarëve duke i bindur se po bën incinerator. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Binaj i është përgjigjur etiketimit që i bëri Kryeministri gjatë podcastit të tij “Flasim”.

Rama e quajti Binaj “një aktor që të bën për të qeshur”. Në lidhje me këtë, Florjan Bindaj shkruan në reagimin e tij se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili sipas tij u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke i bindur se po bën incenerator.

Mesazhi i Florjan Binaj

Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke " i bindur" se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kandidaturën e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt të sezonit të pestë të podcastit "Flasim", Rama tha Partia Demokartike është aq e "dëshpëruar" sa ka nxjerrë  kandidat një aktor humori./Dosja.al

edi rama florjan binaj

Sondazh

Poll