Politike

Lubonja quan propagandë aksionin e OFL-së: Po mbushin SPAK-un që të mos hetojë korrupsionin shtetëror

6 Shkurt 2020, 21:22 Nga DOSJA
Lubonja quan propagandë aksionin e OFL-së: Po mbushin SPAK-un që

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar sot se Operacioni Forca e Ligjit është propagandë dhe show për qeverinë. Sipas tij nuk ka asnjë emergjencë në Shqipëri, që të justifikojë paketën anti-KÇK.  Lubonja ishte i ftuar sot në “Real Story”, u shpreh se është absurde t’i shkohet një gjykatësi me syze për t’i dorëzuar një letër, e nga ana tjetër se nuk është kjo rruga që duhet të ndiqet.

Për mua operacioni fillon qysh me bërjen e këtij ligji, akt normativ, këtu fillon operacioni që duhet të trajtojmë. Pyetja e parë që duhet të shtrojmë është që një akt i tillë bëhet në kushte emergjente, cila është emergjenca. Fillimisht duket sikur emergjenca ishte që po na ikin këta gjykatësit, po krijojnë pasuri, ndaj shpejt t’i çojmë OFL. Në se këta do shkojnë me syze tek gjykatësi…zakonisht shkojnë me syze në operacione tek të rrezikshmit, e nëse shkojnë me syze tek gjykatësi për t’i çuar një letër, është absurde, është shoë.

Unë nuk shoh cila është emergjenca. Nuk është problemi se kemi një emergjencë ndaj krimit sidomos kur bëhet fjalë për pasuri që kanë vënë. Ti mund të kesh një emergjencë në rreziqe terrorizmi…Kjo nuk është emergjencë, nëse do ta quajmë emergjencë kemi dekada në këtë emergjencë. Ne jemi në një emergjencë por e shoh tek gjithë këto pallatet që po ndërtohen me paratë e krimit, me lejet e Erion Veliajt dhe Edi Rama.”, deklaroi Lubonja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti -kçk zbret ne terren fatos lubonja ofl ne terren anti -kçk zbret ne terren fatos lubonja ofl ne terren

Sondazh

Poll