Politike

Kurti flet para Kuvendit: S'kemi koalicion për qeverinë

Ai ka theksuar se vendi ka kaluar mbi gjashtë muaj pa qeveri funksionale, një vonesë që e konsideron të paprecedentë në historinë e Kosovës dhe që ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore.

26 Tetor 2025, 11:25 Nga I.A

Kurti flet para Kuvendit: S'kemi koalicion për qeverinë

KOSOVË- I mandatuari për formimin e qeverisë, Albin Kurti ka folur para deputetëve të Kuvendit gjatë seancës për votimin e Qeverisë së re. Ai ka theksuar se vendi ka kaluar mbi gjashtë muaj pa qeveri funksionale, një vonesë që e konsideron të paprecedentë në historinë e Kosovës dhe që ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore.

“Këto gjashtë muaj përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat. Asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje. Nëse oferta jonë për bashkëpunim do të ishte pranuar, sot do të kishim mundësi të formonim një qeveri të koalicionit dhe të tejkalonim sfidën e zgjedhjes së presidentit që na pret pas katër muajve,” tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll