Politike

Albin Kurti prezanton sot kabinetin e ri qeveritar, deputetët do të votojnë për qeverinë e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që sot të jetë dita e fundit për të prezantuar kabinetin e qeverisë, të propozuar nga Kurti.

26 Tetor 2025, 09:05 Nga E.d
Albin Kurti prezanton sot kabinetin e ri qeveritar, deputetët do të
Albin Kurti

KOSOVA- Në Kuvendin e Kosovës do të mbahet sot seanca e jashtëzakonshme, ku deputetët do të votojnë për Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që sot të jetë dita e fundit për të prezantuar kabinetin e qeverisë, të propozuar nga Kurti.

Seanca  plenare do të fillojë në ora 10:00, ndërsa për formimin e ekzekutivit të ri kërkohen 61 vota pro. Në rast se Albin Kurti nuk arrin dot të marrë votat dhe mbështeten e nevojshme, Presidentja Osmani ka thënë se brenda dhjetë ditëve do t’i ftojë partitë politike për të parë, cila mund të sigurojë 61 votat e kërkuara.

Nëse edhe ky plan dështon, sipas Kushtetutës do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 40 ditëve. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosje doli fituese me 48 ulëse, PDK me 24, LDK me 20, ndërsa koalicioni AAK–Nisma siguroi 8 ulëse. Komuniteti serb ka 10 ulëse të garantuara, ndërsa 10 ulëse tjera janë të rezervuara për komunitetet jo-serbe./Dosja.al

 

albin kurti qeverinë e re deputetët

Sondazh

Poll