26 Tetor 2025, 09:44
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar kandidaturën e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt të sezonit të pestë të podcastit "Flasim", Rama tha Partia Demokartike është aq e "dëshpëruar" sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori.
Në fund ai tha se nuk e gjykon aktorin për rolin që ka marrë. Por, sipas tij Ogerta Manastirliu është ajo që do ti japë drejtimin e duhur Tiranës.
“Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt.
Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike.
Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.
Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama./Dosja.al
edi rama ps ogerta manastirliu
Politike
26 Tetor 2025, 09:28
M.L
Albin Kurti
Albin Kurti paraqet sot para deputetëve përbërjen e kabinetit qeveritar. Kurti nuk ka njoftuar nëse ka siguruar shumicë...
Politike
26 Tetor 2025, 09:20
M.L
Edi Rama
Edi Rama: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë. Kosova duhet të përmbushë në m&eu...
Politike
26 Tetor 2025, 09:05
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Në Kuvendin e Kosovës do të mbahet sot seanca e jashtëzakonshme, ku deputetët do të votojnë për...
Politike
25 Tetor 2025, 22:12
E. D
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama, ka folur mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në një intervistë p...
Politike
25 Tetor 2025, 20:26
E. D
Albin Kurti dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënie e tij me Kryeministrin e Kosovës, Albi...
Politike
25 Tetor 2025, 18:41
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për garën për Bashkinë e Tiranës.&nbs...
Politike
25 Tetor 2025, 18:10
E. D
Ditmir Bushati
TIRANË- Ambasador Edward Djerejian ka punuar për tetë administrata amerikane në disa role shumë të rënd&e...
Politike
25 Tetor 2025, 17:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Siguria dhe mirëmbajtja rrugore kanë qenë gjithmonë në fokusin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, por ta...
Politike
25 Tetor 2025, 14:12
M.L
Vjosa Osmani
BERLIN- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto ditë në Berlin në një intervistë p&eum...
Politike
25 Tetor 2025, 14:02
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votuesve e për raundin e dytë të zgjedhjeve për krye...