Politike

“Aeroporti Nënë Tereza, i pari në Europë me portën digjitale të hyrjes!” Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt të sezonit të pestë të podcastit "Flasim", Rama tha se hyrja në këtë aeroport do të bëhet pa asnjë ndalesë dhe asnjë kontroll pasaporte, por vetëm përmes një porte digjitale ku i mjafton vetëm pamja për të kryer identifikimin.

26 Tetor 2025, 09:57 Nga E.d
“Aeroporti Nënë Tereza, i pari në Europë me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aeroporti "Nënë Tereza" do të jetë i pari në Europë, i cili do të ketë portë digjitale. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt të sezonit të pestë të podcastit "Flasim", Rama tha se hyrja në këtë aeroport do të bëhet pa asnjë ndalesë dhe asnjë kontroll pasaporte, por vetëm përmes një porte digjitale ku i mjafton vetëm pamja për të kryer identifikimin.

Kreu i qeverisë tha se aeroporti "Nënë Tereza", do jetë aeroporti i parë në Europë, me portën digjitale të hyrjes. Në fund, Rama tha se Shqipëria është vendi që futi 95 përqind të shërbimeve online, përmes e-Albania.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim, është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nën Tereza” pa asnjë ndalesë dhe asnjë kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, që i mjafton vetëm pamja jote për të verifikuar identitetin tënd. Duke e lidhur pamjet, elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua, si një pasagjer. Aeroporti i Tiranës, i mirënjohur me aeroportin me rritjen më të madhe vitet e fundit, do jetë aeroporti i parë në Europë, me portën digjitale të hyrjes. Ne jemi vendi që futi 95 përqind të shërbimeve online, përmes e-Albania”, tha Rama./Dosja.al

edi rama aeroporti \\ europë

Sondazh

Poll