Politike

Kurti siguron vota nga partitë e vogla, Veton Berisha: Nëse varet nga vota ime, do ta zhbllokoj procesin

I pyetur nga gazetarët para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ai tha se është takuar mbrëmë me mandatarin Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se pret të shohë se çfarë do të shpalosë ai sot në Kuvend.

26 Tetor 2025, 11:06 Nga I.A
Kurti siguron vota nga partitë e vogla, Veton Berisha: Nëse varet nga
Veton Berisha

KOSOVË- Deputeti Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, ka thënë se ai do të votojë pro Qeverisë së re nëse formimi ose jo i kësaj Qeverie varet nga vota e tij. I pyetur nga gazetarët para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ai tha se është takuar mbrëmë me mandatarin Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se pret të shohë se çfarë do të shpalosë ai sot në Kuvend.

“Nëse varet nga vota ime, unë do ta zhbllokoj”, tha Berisha.

Ai dhe deputetja boshnjake Duda Bale janë dy nga tre deputetët që përfaqësojnë pakicat joserbe në Kuvendin e Kosovës që kanë shprehur më shumë skepticizëm për një Qeveri të re.

veton berisha

Sondazh

Poll