Politike

"Sfida është të përmbushim të gjitha detyrat"/ Rama: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave me BE deri në 2027

Kryeministri nënvizoi se nuk është një afat imagjinar apo i vendosur thjesht nga dëshira, por është bazuar mbi planin e deklaruar. Rama gjithashtu tha se Shqipëria ka qenë në fund të kësaj liste, por ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. 

25 Tetor 2025, 22:12 Nga E. D
"Sfida është të përmbushim të gjitha
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama, ka folur mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në një intervistë për Deutsche Welle në shqip, Rama theksoi se qeveria shqiptare po punon mbi një kalendar të dakordësuar me Bashkimin Evropian, që parashikon përmbushjen e të gjitha detyrave brenda vitit 2027.

Kryeministri nënvizoi se nuk është një afat imagjinar apo i vendosur thjesht nga dëshira, por është bazuar mbi planin e deklaruar. Rama gjithashtu tha se Shqipëria ka qenë në fund të kësaj liste, por ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. 

“Sfida është të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces. Kemi një kalendar të dakordësuar bashkë me Bashkimin Evropian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’ju thotë vendeve anëtare se Shqipëria ka kryer me sukses negociatat. Më pas kemi parashikuar një tjetër 2-vjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare.

Mund të jetë edhe më shpejt, por kemi vendosur maksimumin, prandaj kemi 2030 si një datë. Nuk është një afat imagjinar apo i vendosur thjesht nga dëshira, por është bazuar mbi planin që thashë. Shqipëria ka qenë në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, etj.

Kjo nuk është në dorën apo dëshirën tonë. Ne e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë dhe tani jemi në pararojë, së bashku me Malin e Zi, me gjasa që të ecim bashkë në këtë proces. Vendet e tjera kanë probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur. Maqedoninë e Veriut e mban lidhur Bullgaria për të zgjidhur një problem mes tyre, Kosovën dhe Serbinë i pengon fakti i mosnjohjes së ndërsjellë, ndërsa Bosnja është një rast tjetër i komplikuar”, tha Rama./Dosja.al

 

edi ram bashkimi evropian be shqiperi

Sondazh

Poll