Politike

"Mundësi e artë për qytetarët e Tiranës"/ Salianji: Florian Binaj po merr mbështetje masive, të dhënat tregojnë që…

Salianji tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur.

25 Tetor 2025, 18:41 Nga E. D
"Mundësi e artë për qytetarët e Tiranës"/
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për garën për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur.

Ai shtoi se do të jetë në fushatën e Tiranës në mbështetje të kandidatit të pavarur, duke u angazhuar në Njësinë 6, zonën e Kombinatit e cila njihet si bastion i të majtës. Sakaq, duke rrëfyer se si u prit nga mbështetësit dhe simpatizantët demokratë pas daljes nga burgu, Salianji tha se mungesa në takime prej një kohe të gjatë ka bërë që mbështetja drejt tij të jetë masive.

“Jam dhe do të jem në zgjedhjet e Tiranës, për të mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, një kandidat i shkëlqyer i mbështetur nga opozita. Shoh një mbështetje masive tek njerëzit. Ka një padurim të njerëzve dhe pyetja kryesore e tyre është: Kur do të ikë Rama?

PS në Tiranë është 48.2%. Të gjitha të dhënat janë që Florjan Binaj të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për shkak të mbështetjes masive. Edhe ata që nuk e duan z.Berisha, duke votuar Binajn i japin mundësi për të treguar edhe PD-së, edhe shoqërisë që duhet të ketë ndryshime dhe profile të këtij lloji.

Është mundësi e artë për qytetarët e Tiranës t’i tregojë të gjithë shoqërisë që një kandidat që nuk i nënshtrohet urdhrave të partive politike, por vjen si një nevojë e shoqërisë, por edhe si fakt i angazhimit të madh në kauza publike, të votohet dhe t’i tregohet partive kjo është rruga e duhur dhe boll se na keni lodh. Unë do të jem në fushatë në zonën e Kombinatit, në Njësinë 6.

Kam nisur takimet, do të jem në mbështetje të tij në një zonë të caktuar sipas organizimit që ka bërë PD, në mbështetje të kandidatit të pavarur. Nuk ka diskutim që tek njerëzit ka një mbështetje masive dhe një lloj ndjeshmërie që e kuptoj në takime. Mund të jetë mall apo përmallim për shkak të mungesës së takimit fizik për një periudhë të caktuar. Unë kam qenë gjithë kohës në takime. Ka një mbështetje dhe nga ana e kolegëve. Kam qenë në një takim në Korçë dhe ka qenë e pranishme e gjithë struktura e lartë e PD, të gjithë kolegët deputetë”,  tha Salianji./Dosja.al

ervin salianji partia demokratike florjan binaj gara per bashkine e tiranes

Sondazh

Poll