25 Tetor 2025, 14:02
Nga M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votuesve e për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të zhvillohet në 18 komuna. Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Raundi i dytë është caktuar të mbahet më 9 nëntor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë raund do të shtypen 1 158 015 fletëvotime – rreth 16 % më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund.
“Ky numër përfshin fletëvotimet për: vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, personat me nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë dhe votimin me postë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, pas mbledhjes së mbajtur.
Për zgjedhjet e rundit të parë, të zhvilluara më 12 tetor, KQZ-ja kishte certifikuar listën me mbi dy milionë persona të drejtë vote, prej të cilëve 43 993 ishin votues nga jashtë Kosovës.
Megjithatë, në 20 komuna, kyetarët e rinj dhe përbërja e re në asamble komunale u zgjodh qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Në rundin e dytë, në këto komuna, numri i votuesve është rritur pasi që janë 1.690 qytetarë që kanë mbushur 18 vjec që nga rundi i parë, në krahasim me 1.147 që kanë vdekur që prej atëherë.
Në ditën e zgjedhjeve, në rundin e parë, votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.
Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.
Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit./ REL
Politike
25 Tetor 2025, 13:03
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 n...
Politike
25 Tetor 2025, 12:56
M.L
Balluku-Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me thirrjen e zëvëndëskryeministres Belind...
Politike
25 Tetor 2025, 12:35
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur për të diskutuar qëndrimin që do të ...
Politike
25 Tetor 2025, 12:12
M.L
Flamur Noka
TIRANA- Partia Demokratike zhvilloi mbledhjen e Grupit Parlamentar dje, ku kanë diskutuar për dy seancat e javës që vj...
Politike
25 Tetor 2025, 12:06
M.L
Bardhi-Berisha
TIRANA- Transkriptet e diskutimeve të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, brenda Grupit Parlamentar të Partisë Demokrati...
Politike
25 Tetor 2025, 11:38
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria shqiptare po harton për herë të parë një kuadër ligjor për lobimin, me qëllim ...
Politike
25 Tetor 2025, 10:48
M.L
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim surprizë lidhur me ministren e tij, Diella, duke e përshkruar në më...
Politike
25 Tetor 2025, 10:46
M.L
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se Zoti kishte një plan...
Politike
25 Tetor 2025, 10:45
M.L
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama foli sot për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë f...
Politike
25 Tetor 2025, 10:44
M.L
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama komentoi sot momentin viral gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, ku nj...