Politike

Balluku paraqitet të hënën në SPAK! Rama për DW: Nuk kam asnjë koment, drejtësia bën punën e vet...

Gjatë një interviste për Deutsche Welle, nga Berlini ku po merr pjesë në forumin Berlin Global Dialogue, Rama theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa ndërhyrje politike.

25 Tetor 2025, 12:56 Nga M.L
Balluku paraqitet të hënën në SPAK! Rama për DW: Nuk
Balluku-Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me thirrjen e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku në SPAK ditën e hënë. Gjatë një interviste për Deutsche Welle, nga Berlini ku po merr pjesë në forumin Berlin Global Dialogue, Rama theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa ndërhyrje politike.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama.

Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se cila është çështja për të cilën SPAK ka thirrur Ballukun. Bëhet me dije se prokurori që ka firmosur shkresën për kërkesën ndaj Ballukut është Dritan Prençi. /Dosja.al

Sondazh

Poll