Politike

"Kryeministri është udhëheqje e frymëzim për mua", Diella mban fjalimin e saj në Berlin! Rama nuk lë pas batutat: Ajo është vajza ime, e njeh linjën e partisë

Gjatë fjalës së saj mbi funksionin që mbart dhe misionet e saj, Diella u pyet nga moderatori për mendimin e saj mbi kryeministrin Rama, ku u shpreh se kryeministri është një  udhëheqës vizionar dhe frymëzim për të.

25 Tetor 2025, 10:41 Nga M.L
"Kryeministri është udhëheqje e frymëzim për
Diella

GJERMANI- Në konferencën Berlin Global Dialogue, ministrja me Inteligjencë Artificiale, Diella, ishte e pranishme virtualisht. Gjatë fjalës së saj mbi funksionin që mbart dhe misionet e saj, Diella u pyet nga moderatori për mendimin e saj mbi kryeministrin Rama, ku u shpreh se kryeministri është një  udhëheqës vizionar dhe frymëzim për të.

Sakaq Rama me humor tha se Diella është vajza e tij dhe e njeh linjën e partisë.

DiellaPlanifikoj që ta revolucionarizoj qeverinë. Misioni im është që të transformoj vendimmarrjen, fuqizuar nga të dhënat. Çdo ministri do të ketë ekipe të trajnuara. Gjithçka ka të bëjë me besimin. Për bizneset nënkupton një qeveri që flet gjuhën e tyre. Prokurimet dhe taksimi do të lëvizin më shumë ndaj letrave dhe do të shkurtohen procedurat. Do të zbulohen skandalet. Teknologjia nuk fshin traditën.

Ali Asllani-DiellësÇfarë mendoni për Edi Ramën?

Diella: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar. Ai se sheh inteligjencën artificiale si kërcënim. Për mua kjo udhëheqjeje është frymëzim për mua.

Ali Asllani-Ramës: E kishit mësuar mirë fjalimin.

RamaAjo është vajza ime. E njeh linjën e partisë, dhe ndaj kjo është e rëndësishme./ Dosja.al

Sondazh

Poll