Politike

"Jemi 'kërthiza' e BE", Rama në Berlin: Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa kemi nevojë ne

Gjatë fjalës së tij në Forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama shtoi se Shqipëria dhe rajoni përbëjnë një pikë kyçe dhe janë në thelb “kërthiza e Evropës”.

25 Tetor 2025, 10:30 Nga M.L

 

"Jemi 'kërthiza' e BE", Rama në Berlin: Bashkimi
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Gjatë fjalës së tij në Forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama shtoi se Shqipëria dhe rajoni përbëjnë një pikë kyçe dhe janë në thelb “kërthiza e Evropës”.

Më tej Rama se hezitimi për tu bashkuar me pjesën tjetër është absolutisht ide jo e mirë.

 

"Nuk jam fort i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e BE. Dua të them që në historinë e hartave, BE është i vetmi realitet gjeografik e gjeopolitik që ka dy kufij. Zakonisht cdo subjekt ka në kufi, të brendshëm dhe të jashtëm. Brenda perimetrit të kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyrë jemi kërthiza e BE. Hezitimi për tu bashkuar me këtë pjesë, është absolutisht ide jo e mirë. Unë besoj që për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e realitetit të vet po aq sa kemi dhe ne nevojë për atë", tha Rama./ Dosja.al

Sondazh

Poll