Politike

Rama për Trump nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën

Gjatë fjalës së tij në FOrmun ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama shtoi se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke reflektuar mbi zgjedhjen e Trump dhe luftën në Ukrainë, dhe të shqyrtojë një strategji të re për këto çështje.

25 Tetor 2025, 10:46 Nga M.L
Rama për Trump nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, duke e ndihmuar që të shpëtonte dhe të ndikonte në mbrojtjen e Europës. Gjatë fjalës së tij në Forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama shtoi se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke reflektuar mbi zgjedhjen e Trump dhe luftën në Ukrainë dhe të shqyrtojë një strategji të re për këto çështje.

“Nëse flasim për Europën, është që unë vazhdoj të besoj, se kur Donald Trump tha dhe vazhdon të thotë; Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë. Unë mendoj se kishte një pjesë të së vërtetës, pasi Zoti e ndihmoi që të shpëtonte dhe Europën. Nëse do të ruaja rëndësinë e saj, BE duhet të ndryshojë. Të ndryshojë me shpejtësi, duke nisur me reflektime, me atë çka ka ndodhur me zgjedhjen e Trump dhe përkundrejt luftës në Ukrainë. Të pyesë veten nëse ka një strategji të re për këtë çështje.

Është një falënderim për Zotin që e shpëtoi. Nuk e njoh mirë (Trump), pasi është mjaft i ekspozuar dhe ai po jetëson epokën e re. Ndaj të gjithë duhet të jenë të sinqertë. BE dhe vendet anëtarë në veçanti kur iu duhet të veprojnë me urgjencë, ka shumë mungesa për të qenë të drejtpërdrejtë”, tha Rama./ Dosja.al

Sondazh

Poll