Aktualitet

Thellohet bilanci nga tragjedia e Maliqit! Pas nënës dhe të birit, ndërron jetë dhe vogëlushja e familjes, Nefeli nuk u mbijetoi djegieve në 45% të trupit

Nefeli kishte djegie në rreth 45% të trupit, kryesisht në fytyrë dhe duar, dhe përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat. E mitura e familjes Azizllari u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në Shërbimin e Djegie-Plastikës, për trajtim të djegieve të rënda.

24 Tetor 2025, 20:32 Nga M.L
Thellohet bilanci nga tragjedia e Maliqit! Pas nënës dhe të
Viktimat: Luka, Rrahime dhe Nefeli Hazillari

KORÇË- Bilanci i ngjarjes së ndodhur në Maliq fatkeqësisht është thelluar, pasi 6-vjeçarja Nefeli Azizllari humbi jetën pas djegieve të rënda që pësoi gjatë një zjarri në banesën e saj disa ditë më parë. Nga kjo fatkeqësi kanë ndërruar jetë edhe mamaja e saj, Rrahime Azizllari, dhe vëllai 13-vjeçar, Luka.

Nefeli kishte djegie në rreth 45% të trupit, kryesisht në fytyrë dhe duar, dhe përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat. E mitura e familjes Azizllari u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në Shërbimin e Djegie-Plastikës, për trajtim të djegieve të rënda.

Shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët nuk janë ende të qarta. Fqinjët kanë deklaruar se zjarri mund të ketë nisur nga veprimet e fëmijëve, të cilët ishin diagnostikuar me spektër autik./ Dosja.al

Sondazh

Poll