Aktualitet

Zjarr në një kabinë elektrike në Fier! Ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët, nuk raportohet për të lënduar

Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u neutralizuan pa lejuar përhapjen e tyre, duke parandaluar dëme më të mëdha në pallat dhe përreth.

24 Tetor 2025, 19:28 Nga M.L
Zjarr në një kabinë elektrike në Fier! Ndërhyrja e
Foto nga vendngjarja

FIER- Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “Liri Gero” në Fier. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u neutralizuan pa lejuar përhapjen e tyre, duke parandaluar dëme më të mëdha në pallat dhe përreth.

Autoritetet njoftojnë se dyshimet e para lidhen me mbingarkesën në rrjetin elektrik, ndërsa hetimet për saktësimin e shkaqeve të incidentit vijojnë./ Dosja.al

zjarr ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2025, 14:37 I.A

SPAK thërret Belinda Ballukun të hënën

Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se ...