Sport

VIDEO / Vllaznia fiton Klasiken e futbollit shqiptar, Tirana vazhdon në errësirë!

Është mbyllur Klasikja e futbollit shqiptarë mes Vllaznis dhe Tiranës

24 Tetor 2025, 19:24 Nga DOSJA
VIDEO / Vllaznia fiton Klasiken e futbollit shqiptar, Tirana vazhdon në

SHKODER - Është mbyllur Klasikja e futbollit shqiptarë mes Vllaznis dhe Tiranës. 90 minutat e  kësaj përballjeje kanë prodhuar plot 4 gola. Fillimisht ishte Tirana që kaloi në avantazh ndaj shkodranëve, me Tabekun në minutën e 8-të. 

Por avantazhi i bardhebluve zgjati vetëm 7 minuta, pasi Vllaznia do të barazonte me Yago në minutën e 15.

Ndërkohë për të përmbysur gjithçka menduan Mala dhe Balaj. Një kombinim i dyshes solli golin e dytë për shkodranët, me kapitenin që mposhti Tafas për 2-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë në Shkodër.

Pjesa e dytë kishte një dinamikë tjetër. Shkodranët mbetën me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Kuros, ndërsa në minutën e 79-të, kur Kastrati shndërron në gol një penallti të fituar nga Balaj. 

Pavarësisht këmbënguljes së bardhebluve nuk ndryshoi rezultati dhe kështu mbyllet kjo sfidë, me shkodranët që marrin një 3 pikësh tjetër të rëndësishëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll