Sport

Mascherano jep garanci për gjendjen fizike të Leo Messit, para eliminatoreve të MLS-së

Trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, konfirmoi në një konferencë për shtyp se pavarësisht dhimbjeve të shpinës këtë javë, Messi është 100% gati për të luajtur kundër Nashville në raundin e parë të ‘play-off’-eve të MLS-së. Ekipi i David Beckham do të presë Nashville-n të premten në mbrëmje.

24 Tetor 2025, 15:30 Nga DOSJA

Mascherano jep garanci për gjendjen fizike të Leo Messit, para

SHBA - Trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, flet për gjendjen fizike të Lionel Messit përpara përballjes me Nashville në raundin e parë të ‘play-off’-eve të MLS: 

"Të hënën, kur rifilluam stërvitjen, ai vuante nga dhimbje shpine. Kështu që preferuam ta linim të pushonte të martën në mënyrë që të mos ia përkeqësonim gjendjen.

Por dje, ai u stërvit normalisht dhe mori pjesë në të gjithë seancën me ne. Me fjalë të tjera, thjesht preferuam ta linim të pushonte pak në mënyrë që dhimbja e shpinës të mos përkeqësohej, asgjë më shumë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll