Sport

'Legjenda' Raúl i Realit vlerëson talentin e Lamine Yamal: "Ai po thyen barrierat..."

Ikona e Real Madridit vlerëson perlën e Barçës

24 Tetor 2025, 14:30 Nga DOSJA

'Legjenda' Raúl i Realit vlerëson talentin e Lamine Yamal:

SPANJE - Nuk ndodh çdo ditë që një nga emrat më të mëdhenj të Real Madridit t’i ofrojë këshilla miqësore një ylli në zhvillim te rivali i Barcelonës. Por ndodhi...

Raúl González, 48 vjeç, është një nga ikonat e klubit të kryeqytetit spanjol, por ai nuk hezitoi t'i jepte disa këshilla 'fëmijës' Lamine Yamal: "Ai po thyen barrierat dhe po bën shumë gjëra në fushë që shumë pak i kanë bërë."

"Lamine është shumë i ri dhe tani duhet të konsolidojë gjithçka që po bën. Mendoj se ai mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin e tij dhe gjithashtu për ekipin kombëtar spanjol", përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll