Sport

Pau Cubarsi vlerëson kundërshtarin: “Mbappé nuk është si sulmuesit e së kaluarës…”

Mbrojtja e Barcelonës nis ‘klasiken’ e fundjavës

24 Tetor 2025, 14:00 Nga DOSJA
Pau Cubarsi vlerëson kundërshtarin: “Mbappé nuk
Cubarsi kur rinovoi kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2027

SPANJE - Këtë fundjavë, Barcelona përballet me rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin. Pau Cubarsi, një talent i ri në mbrojtjen katalanase, është gati për sfidën dhe nuk hezitoi të lëvdojë një nga lojtarët më të rrezikshëm të kundërshtarit...

"Vitin e kaluar, ndava fushën me Mbappé në një ndeshje miqësore dhe unë isha ai që e markova. Ai nuk është si sulmuesit e së kaluarës - është më i shpejtë dhe kërkon hapësirë. Nëse luan në mbrojtje, ai të detyron të jesh vigjilent. Real Madridi gjithmonë ka pasur ekipe të shkëlqyera", vazhdoi ai.

"Por ne kemi lojtarët më të mirë, gjë që e bën një ndeshje të mrekullueshme për t’u parë. Duhet të jemi të sinqertë me veten, të përqendrohemi në atë që mund të përmirësojmë dhe në atë që mund të bëjmë për t’i dëmtuar ata. Vetëm atëherë do të marrim një fitore", zbuloi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll