Sport

VIDEO / Dinamo rigjen fitoren dhe kthen Vorën me këmbë në tokë!

Java e 8-të e Superiores është hpur me duelin Vora-Dinamo, i cili u luajt në “Arenën e Demave” dhe që u fitua nga blutë me rezultatin 0-2

24 Tetor 2025, 16:03 Nga DOSJA
VIDEO / Dinamo rigjen fitoren dhe kthen Vorën me këmbë në

TIRANE - Java e 8-të e Superiores është hpur me duelin Vora-Dinamo, i cili u luajt në “Arenën e Demave” dhe që u fitua nga blutë me rezultatin 0-2. Vora deri në këto javë ishte një nga surprizat e këtij sezoni, me debutuesit që ndodheshin një pikë larg zonës së “Final 4”.

Gjithsesi, blutë e Ilir Dajës u treguan të saktë në stadiumin e Partizanit, duke dalë me tre pikë tepër të rëndësishme në garën për titull.


Goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë, me anë të Lorenco Vilës. Sfida ishte tepër e luftuar, por një penallti e shndërruar në gol nga Bregu në minutën e 77’ solli qetësinë në kampin e “Nëndetëses”.


Kështu Dinamo ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Vora vijon të jetë në vendin e gjashtë me 10 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll