Sport

Skandal në Euroligë... Arbitri Nikoliç arrestohet si pjesë e një rrjeti kriminal!

Policia gjeti 250.000 dollarë dhe shufra ari në shtëpinë e tij në Beograd. Sezonin e kaluar, ai arbitroi ndeshjen Milan-Olympiacos mes polemikave.

24 Tetor 2025, 12:00 Nga DOSJA

Skandal në Euroligë... Arbitri Nikoliç arrestohet si pjesë

SERBI - Arbitri i Euroligës në basketboll, Uros Nikoliç, u arrestua në Beograd si pjesë e një operacioni të madh ndërkombëtar policor, që rezultoi në arrestimin e dhjetë personave të tjerë. Forcat e rendit gjetën 250.000 dollarë dhe shufra ari në apartamentin e tij. 

Sipas raportimeve të mediave serbe, Nikoliç dyshohet se është i lidhur me krimin e organizuar , konkretisht me klanin Vračarci (shtatë anëtarë janë arrestuar në Serbi vitet e fundit për dy vrasje dhe tre tentativa vrasjeje).

Sezonin e kaluar, Nikoliç drejtoi ndeshjen midis Olimpia Milano dhe Olympiacos dhe u gjet në mes të zjarrit, i akuzuar për gabime të rënda. Në vitin 2021, ai u akuzua nga Crvena Zvezda e Beogradit për shkatërrimin e dhomës së zhveshjes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll