Art&Argëtim

“Do të donte të ishte hirushja, por…”, mediet italiane vendosin notë për veshjen e Alketa Vejsiut në Sanremo, e sata

7 Shkurt 2020, 08:29 Nga DOSJA
“Do të donte të ishte hirushja, por…”, mediet

ITALI– Festivali i Sanremos nuk është vetëm për muzikë dhe skena e teatrit “Ariston” nuk është vetëm një vend në të cilën mund të këndohet. Këtë e konfirmon edhe edicioni i 70-të, në të cilin rrobat tërheqin vëmendjen po aq sa këngët.

Mbrëmjen e djeshme, pjesë e spektaklit të madh italian ishin Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiu, të cilat ishin kujdesur në detaje, për të përcjellë një pamje vezulluese në festivalin e këngës italiane.

Sigurisht që edhe pamja është në gjendje të përcaktojë suksesin e një kënge në garë, jo për çudi që shumë artistë përpiqen të mahnisin. Për mbrëmjen e tretë të Festivalit Sanremo 2020, ka një kuriozitet të madh në lidhje me rrobat e Alketa Vejsiu dhe Georgina Rodriguez, dy shoqërueset e Amadeus për natën e tretë të Sanremos.

Por çfarë thonë mediet italiane për paraqitjen e dy shoqërueseve të Amadeus, Alketa Vejsiun dhe Georgina Rodriguez?!

Il.Gazzetino.it shkruan për të gjitha veshjet e vajzave që ishin të pranishme në festivalin e Sanremos. Duke vlerësuar me pikët maksimale, këngëtarja Elodie për paraqitjen e saj. Por, nëse jeni kuriozë se çfarë mendimi dhe vlerësimi kanë për prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu, mësojeni më poshtë.

Alketa Vejsiu kishte zgjedhur të paraqitej në këtë festival prestigjoz me dy fustane. Fustani i parë në ngjyrën pink, mbushur me diamantë vezullues, në një stil antik grek, është stiluar nga marka ndërkombëtare “Dolce e Gabbana”, ndërsa fustani i dytë, stil më klasik, vjen i realizuar nga stilisti i famshëm shqiptar, Valdrin Sahiti. Por ja çfarë thotë një ndër mediet italiane, për moderatoren shqiptare.

“Alketa Vejsiu: 5

Ajo zbret shkallët në fjalët  “ëndrrat janë dëshira”. Ajo do të dëshironte të ishte një Hirushja magjepsëse, në vend që të kishte veshur diçka ndryshe dhe mundësisht më pak Big Babol. Jo, jo dhe jo. Ndryshimi i dytë, nga ana tjetër, është paksa alla “Pretty Ëoman”. Sidoqoftë, është më mirë,”- shkruan media italiane, Il.Gazzetino.it për moderatoren shqiptare, duke i vendosur notën pesë.

Ndërsa bashkëshoqëruesen e saj, Georgina Rodriguez e kanë vlerësuar me më shumë pikë, por përsëri, fustanin e saj të parë e kanë cilësuar si banal.

Një tjetër medie italiane, today.it, e cilëson brilante dhe elegante Alketa Vejsiun, duke theksuar se fustanet ishin të denja për një natë të tillë.

Ndërsa medie të tjera nuk kanë bërë një përzgjedhje mes femrave të veshura më bukur, por ndër të gjithë pjesmarrësit kanë përmendur dhe Alketa Vejsiun, duke cilësuar se ajo ka dhe një brand veshjesh në Shqipëri.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo georgina rodriguez moderatorja shqiptare sanremo 2020 veshjet e alketa vejsiut alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo georgina rodriguez moderatorja shqiptare sanremo 2020 veshjet e alketa vejsiut

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shkurt 2020, 07:57

Tiranë- Dojna Mema pak javë më parë humbi njeriun e zemrës, të atin. Dhimbjen që ndjen për këtë humbje, ajo  e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale.  Së fundmi mo...