Aktualitet

“Inxhinierë, por të mjerë”/ Dita e 10 e grevës së naftëtarëve, qytetarë e punonjës protestë para kompanisë: Jemi gati të rrezikojmë edhe jetën

Në ditën e 10-të të grevës, ata kanë dalë me pankarta në duar, duke shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

24 Tetor 2025, 10:32 Nga E. D
“Inxhinierë, por të mjerë”/ Dita e 10 e grevës
pamje nga vendngjarja

FIER- Naftëtarët kanë dalë duke protestuar sot para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum. Në ditën e 10-të të grevës, ata kanë dalë me pankarta në duar, duke shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

Kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, ka bërë me dije se gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit dhe sipas tyre është një formë presioni.

Shahu thotë se të njejtën taktikë ata kanë përdoarur edhe gjatë tubimeve të mëparshme. Gjithashtu gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë është përkeqësouar dita-ditës. 

Pavarsisht rrezikut, Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi kanë deklaruar se se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, vetëm për të mos u tërhequr nga kauza e tyre. Sakaq, ata shprehin edhe keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikëqyrjen e tyre. Valter Nukaj, dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page u shprehën se janë: Inxhinierë, por të mjerë./Dosja.al

protesta ne fier

Sondazh

Poll