24 Tetor 2025, 10:41
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se i arrestuari Ronald Lacej rezulton me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. Laçej në vitin 2011 vrau Ardian Salibashen dhe plagosi vëllanë e tij Sinashen.
Lacej dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta 48-vjeçarin, e ka goditur atë, me thikë. Ndërkohë, 48-vjeçari ka marr plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
ronald lacej
Aktualitet
24 Tetor 2025, 10:32
E. D
pamje nga vendngjarja
FIER- Naftëtarët kanë dalë duke protestuar sot para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum.&nb...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 10:37
I.A
Vodafone Albania
Sa herë u është dashur të prisni në radhë për një shërbim, apo të orvateni nëpë...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 10:20
E. D
Bankers
TIRANË- CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, kanë kërkuar ndryshim ...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 10:13
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një 49-vjeçar është arrestuar nga poilicia e Beratit. Sipas bluve, ai rezulton i dënuar në Itali me...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 09:55
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Moti i keq dhe erërat e forta kanë shkaktuar disa problematika në qarkun e Shkodrës. Siç...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 09:50
E. D
foto ilustruese
SHQIPËRI- Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojn...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 09:01
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 49-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 08:43
E. D
Kristjan Shkreli
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës Kristjan Shk...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 08:06
E. D
KRUJË- Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Kruj&eum...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 08:02
E. D
autori
KANADA- Detja të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Savannah Kulla. Sipas mediave ...