Aktualitet

Pjesë e një organizate kriminale/ Arrestohet në Kuçovë i dënuari me 29 vjet burg në Itali, në pranga edhe bashkëpunëtori që e strehonte

53 vjeçari banues në Kuçovë akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali.

24 Tetor 2025, 10:13 Nga E. D
Pjesë e një organizate kriminale/ Arrestohet në
foto ilustruese

BERAT- Një 49-vjeçar është arrestuar nga poilicia e Beratit. Sipas bluve, ai rezulton i dënuar në Itali me 29 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale. Armando Pjetri, i cili ishte në kërkim, por strehohej në Kuçovë nga një bashkëpunëtor i tij 53 vjeç, edhe ai u vu në pranga.

53 vjeçari banues në Kuçovë akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali.

Njoftimi i Policisë: 

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”. Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së. I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi. Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”.

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga: -shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Pjetri, 49 vjeç; -shtetasi A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar 49-vjeçarin, që strehohej nga 53-vjeçari, me 29 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

armando pjetri

Sondazh

Poll