Politike

Raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit! Spahia: Fakton akuzat e PD, Edi Rama nuk arriti të tjetërsojë këtë raport pavarësisht përpjekjeve

Në një postim në Facebook, Spahia shprehet se raporti nuk përbën surprizë, pasi prej 12 vitesh në Shqipëri është e njohur fakti që zgjedhjet janë më shumë një farsë sesa një proces i drejtë. Më tej demokrati shkruan se lajmi është se kryeministri Edi Rama nuk arriti të ndryshojë ose tjetërsojë këtë raport, pavarësisht përpjekjeve të shumta ndërkombëtare për ta bërë këtë.

23 Tetor 2025, 19:50 Nga M.L
Raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit! Spahia: Fakton akuzat e PD, Edi
Bardh Spahia

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majti fakton shumicën e akuzave të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Spahia shprehet se raporti nuk përbën surprizë, pasi prej 12 vitesh në Shqipëri është e njohur fakti që zgjedhjet janë më shumë një farsë sesa një proces i drejtë. Më tej demokrati shkruan se lajmi është se kryeministri Edi Rama nuk arriti të ndryshojë ose tjetërsojë këtë raport, pavarësisht përpjekjeve të shumta ndërkombëtare për ta bërë këtë.

"Që raporti i OSBE-ODIHR fakton të gjitha akuzat e PD nuk përbën lajm dhe as prisnim nga ndërkombëtarët të na tregojnë që në Shqipëri nuk ka zgjedhje por farsë sepse ka 12 vite që çdo qytetar e di këtë. Lajm është që Edi Rama nuk arriti të tjetërsojë këtë raport edhe pas shumë përpjekjeve të tij ndërkombëtarisht," shkruan Spahia.

bardh spahia

Sondazh

Poll