Politike

Raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, reagon Celibashi: Partitë të angazhohen për një reformë domethënëse

Në një reagim në rrjetin social X, Celibashi theksoi se raporti duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë, duke nxitur punën mbi gjetjet dhe rekomandimet e tij.

23 Tetor 2025, 18:23 Nga M.L
Raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, reagon Celibashi: Partitë
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vlerësuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si një dokument të rëndësishëm për forcimin e integritetit zgjedhor në Shqipëri. Në një reagim në rrjetin social X, Celibashi theksoi se raporti duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë, duke nxitur punën mbi gjetjet dhe rekomandimet e tij.

Ai shtoi se debati mbi gjykimet e raportit nuk sjell dobi reale dhe u bëri thirrje forcave politike, veçanërisht atyre parlamentare, të angazhohen për të finalizuar një reformë zgjedhore të thellë brenda një viti. Celibashi vuri në dukje se vlerësimet pozitive për punën e KQZ-së në raport janë një nxitje për përmirësim të mëtejshëm të institucionit.

Reagimi i plotë:

Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve. Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë./ Dosja.al

ilirjan celibashi raporti përfundimtar i osbe/odihr mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Sondazh

Poll