23 Tetor 2025, 19:13
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një reagim lidhur rezultatet e dala nga raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku ka thënë se raporti tregon se Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta. Sipas deputetes së opozitës, ky rezultat është provë e një sistemi i cili ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës.
Tabaku tha se raporti flet për përdorim të gjerë të burimeve shtetërore, për mospërputhje mes shtetit dhe partisë, për mungesë transparence në financim, dhe për mjedis mediatik të kontrolluar. Ajo deklaroi se fajtore për këtë është qeveria, e cila sipas saj ka humbur frikën nga ligji dhe respektin për qytetarin. Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku tha rezultatet e dala nga raporti nuk mund të jenë standarti i një Shqipërie që kërkon BE-në. Në fund, Tabaku tha se Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me një të vërtetë që nuk dëgjohet.
Reagimi i Jorida Tabaku
Gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve raporti i OSBE/ODIHR rikonfirmon qartë: Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta. Dhe kjo, fatkeqësisht nuk është më një debat teknik. Në të vërtetë është provë për një sistem që ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës. Në vend të garës së lirë, kemi një shtet-parti që përdor administratën, buxhetin dhe ekranet publike për fushatë. Në vend të medias së lirë, kemi propagandë qeveritare. Në vend të të drejtave të njeriut, kemi presion, frikë dhe heshtje. Raporti flet për “përdorim të gjerë të burimeve shtetërore”, për “mospërputhje mes shtetit dhe partisë”, për “mungesë transparence në financim”, dhe për “mjedis mediatik të kontrolluar”.
Të gjitha këto kanë një autor: një qeveri që ka humbur frikën nga ligji dhe respektin për qytetarin. Si Kryetare e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, e shoh të domosdoshme që ky raport të mos mbyllet në sirtarët e qeverisë. Ky nuk mund të jetë standarti i Shqipërisë që kërkon BE-në. Na duhet një debat publik mbi raportin e ODIHR sikundër duhet një debat i sinqertë publik mbi integrimin. Pasi, fatkeqësisht integrimi është mbyllur në kullën e kryeministrisë ndërsa parlamenti dhe shqiptarët janë në errësirë. Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me frikën mbi kurriz dhe me të vërtetën që nuk dëgjohet. Demokracia është e fortë vetëm kur qytetari është i lirë. Dhe qytetari është i lirë vetëm kur fjala, vota dhe dinjiteti i tij janë të mbrojtura./Dosja.al
jorida tabaku osbe/odihr zgjedhje
Politike
23 Tetor 2025, 18:23
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vlerësuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR ...
Politike
23 Tetor 2025, 17:46
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Revista Forbes i ka kushtuar një artikull Ministres Diella dhe funksineve të saj, dhe shkruan se Shqipëria &eum...
Politike
23 Tetor 2025, 17:23
E.d
Foto ilustruse
SARANDË- Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, është emëruar nënkrye...
Politike
23 Tetor 2025, 16:28
M.L
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka arritur të kapë përfundi...
Politike
23 Tetor 2025, 15:51
M.L
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të...
Politike
23 Tetor 2025, 15:16
M.L
Klevis Balliu
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ...
Politike
23 Tetor 2025, 15:08
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke l&e...
Politike
23 Tetor 2025, 14:53
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas raportit të ODIHR mbi zgjedhje...
Politike
23 Tetor 2025, 14:41
I.A
TIRANË- Konstatimet janë pjesë e raportit përfundimtar të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe t&eu...
Politike
23 Tetor 2025, 14:37
E. D
Gjin Gjoni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas raportit të ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit. Me anë të...