23 Tetor 2025, 16:16
Nga E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 53-vjeçar në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. 53-vjeçari banues në Greqi, u arrestua nga forcat blu pasi u kap në flagrancë duke transportuar mall të kontrabanduar nga Greqia. Gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij u gjetën paisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro. Këto paisje 53-vjeçari dyshohet se i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.
Policia ka nisur procedimin penal edhe mbi doganierin e PKK Kapshticë, pasi nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave. Mbi doganierin 64-vjeçar ka nisur procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Policia ka sekuestruar mjetet e gjetura dhe automjetin dhe ka shoqëruar 53-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit. Mbi 53-vjeçarin, rëndon akuza për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Njoftimi i policisë
U kap në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari. Procedohet penalisht 1 doganier i PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 2000 euro dhe automjeti. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave. Në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin N. J.
Gjatë kontrollit në automjet, ata kanë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi N. J., 53 vjeç banues në Greqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera", u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
kapshticë-bilisht greqi paisje të ndryshme
Aktualitet
23 Tetor 2025, 16:06
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka inspektuar nga...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 15:26
M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka goditur një rast abuzimi me tregtimin e preparateve bujqësore, du...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 14:43
E. D
ministria e arsimit
TIRANË- Herida Duro është emëruar zëvendësministrja e re e Arsimit. Siç raportohet, Duro ka mbajt...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 14:17
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një e mitur d...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 14:18
I.A
Monopol
TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në tregun imobilar, p...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 14:14
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka përdhunuar...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 14:07
E. D
Daniel Pepa
DURRËS- personi që shihni në foto është Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Palu&...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 13:28
I.A
UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimit të 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë.
...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 11:32
E. D
foto ilustruese
ITALI- Gazeta italiane, IL MATTINO i ka kushtuar një artikull vendit tonë, ku tregon sesi Shqipëria u kthy në...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 11:18
E. D
droga e sekuestruar
ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italaine, pasi akuzohet posedimi të lëndëve narkotik...