Aktualitet

“Do të jetë gati për festat e fundvitit!”, Balluku inspekton punimet e autostradës Tiranë-Durrës: Qytetarët kanë treguar mirëkuptim për trafikun

Gjatë inspektimit, Balluku deklaroi se punimet po ecin me ritme të mira dhe se deri në fund të këtij viti, autostrada do të jetë me 4 korsi në të dy drejtimet, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke rritur sigurinë rrugore.

23 Tetor 2025, 16:06 Nga M.L
“Do të jetë gati për festat e fundvitit!”, Balluku
Foto ilustruese

TIRANA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka inspektuar nga afër punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, një nga akset më të rëndësishme dhe më të ngarkuara të vendit. Gjatë inspektimit, Balluku deklaroi se punimet po ecin me ritme të mira dhe se deri në fund të këtij viti, autostrada do të jetë me 4 korsi në të dy drejtimet, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke rritur sigurinë rrugore. Sakaq Balluku shtoi se qytetarët kanë treguar mirëkuptim për trafikun e krijuar së fundmi në këtë aks rrugor.

“Ndodhemi në fazën e dytë të kantierit. 3 korsi nga të dyja krahët plus emergjenca. Kemi dy nyjet lidhëse, ura e Laknasit dhe hyrja për në Rinas. Ne shpresojmë ta dorëzojmë për akses në fund të muajit dhjetor për fundvit. Nga 4 korsitë, do duhet të kalojë në pjesën e ngushtë, edhe rruga e Kasharit është në planet tona për tu zgjedhuar. Besoj që qytetarët kanë treguar për mirëkuptim për trafikun, nëse ata sot do të marrin lajmin që faza e parë dhe e dytë do hapet deri në fund të këtij viti, do ndihen të lehtësuar”, tha Balluku./ Dosja.al

belinda balluku autostrada tirane-durres

Sondazh

Poll