Aktualitet

E mitura e denoncoi se e përdhunoi, arrestohet 16-vjeçari në Korçë

Sipas njoftimit të policisë, denoncimi është bërë nga vetë vajza e dëmtuar, e cila ka rrëfyer se i dyshuari ka abuzuar seksualisht kundër dëshirës së saj.

23 Tetor 2025, 14:14 Nga E. D
E mitura e denoncoi se e përdhunoi, arrestohet 16-vjeçari në
foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Sipas njoftimit të policisë, denoncimi është bërë nga vetë vajza e dëmtuar, e cila ka rrëfyer se i dyshuari ka abuzuar seksualisht kundër dëshirës së saj. Sakaq, çështja do hetohet edhe nga prokuroria vendore, për të zbardhur të vërtetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, tha policia./Dosja.al

korçë

Sondazh

Poll