Aktualitet

Pasuritë e Aurel Hoxhës dalin në tregun imobilar, ‘Monopoli’ jepet me qira për 380 mijë lekë të reja

Vendimi është marrë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila përmes një njoftimi në platformën sociale Facebook, ka publikuar edhe listën me pronat e Aurel Hoxhës që lëshohen me qira.

23 Tetor 2025, 14:18 Nga I.A
Pasuritë e Aurel Hoxhës dalin në tregun imobilar,
Monopol

TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në tregun imobilar, pasuritë e Aurel Hoxhës, autorit që dyshohet se ka paguar për të vrarë Klevis Lleshin në Burrel. Vendimi është marrë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila përmes një njoftimi në platformën sociale Facebook, ka publikuar edhe listën me pronat e Aurel Hoxhës që lëshohen me qira.

Jepet me qira njësi shërbimi në Tiranë.

[????] Gjendja: E investuar totalisht.

[????] Adresa:Rruga Myslym Shyri, Tiranë.

[????] Çmimi duke filluar nga: 380,000 Lekë/muaj

[????] Pasuria është nën administrim shtetëror.

[????] Të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit:

1. Shfaqja e interesit bëhet përmes plotësimit të formularit përkatës.

2. Formulari duhet të dorëzohet fizikisht ose me Postë në adresën zyrtare të institucionit.

Linkun për të shkarkuar formularin e aplikimit do ta gjeni në bio të profilit tonë në Instagram.

aurel hoxha klevis lleshi monopol

Sondazh

Poll