Aktualitet

Klienti i tij u godit si KÇK, ndërhyn ‘live’ avokati i Plarent Dervishajt: Në Gjermani është regjistruar si biznesmen,

6 Shkurt 2020, 21:57 Nga DOSJA
Klienti i tij u godit si KÇK, ndërhyn ‘live’ avokati i

TIRANË– Në emisionin e sotëm të “Opinion” ka ndërhyrë edhe avokati i Plarent Dervishajt. Teksa në studio flitej për të goditurit e deritanishëm në operacionit anti-KÇK, avokati ka ndërhyrë për të mbrojtur klientin e tij, emri i të cilit gjithashtu u përmend.

Me anë të një mesazhi që i ka dërguar moderatorit të emisionit Blendi Fevziut, ai prentendoi se klienti i tij ishte i pafajshëm.

“Nuk ka asnjë lloj njoftimi për dënim në shtetin gjerman. Në Gjermani klienti im ka një status biznesmi të ligjshëm. Sot jemi vënë në dijeni sot se Plarent Dervishaj ka një hetim në Gjermani,”-kishte shkruar në mesazh juristi.

Ditën e sotme operacioni Forca e Ligjit njofton se i ka dërguar formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Suel Çelën në Elbasan dhe Plarent Dervishaj, në Durrës. Të dy subjektet kanë vetëm 48 orë kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të Operacionit Forca e Ligjit, (lexo këtu formularin me pyetje), ku kërkohet sqarimi i burimit të pasurisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren plarent dervishaj anti-kçk-ja zbret në terren plarent dervishaj

Sondazh

Poll