Aktualitet

Aleati i PD-së ”paralajmëron” Bashen: Kontributi vlerësohet me futjen në listë në të kundërt nuk pres meshirë dhe r

6 Shkurt 2020, 21:19 Nga DOSJA
Aleati i PD-së ”paralajmëron” Bashen: Kontributi

TIRANË- Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi njekohësisht edhe aleati traditional i demokratëve la të hapur mundësinë e prishjes së aleancës me kreun e opozitës Lulzim Bashën, nëse ky i fundit e lë jashtë listave të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme. Shehi nuk duket i kënaqur me shumë veprime të lidershipit të PD-së dhe shpesh herë ka qenë kritik me linjen zyrtare të kampit opozitar.

Teksa u pyet nga gazetarja Mirela Milori në emisonin “Mbrëmje në ABC”, se çfarë do të ndodhë nëse Basha nuk e fut në listat e deputetëve, Shehi tha se do gjejë rrugë të tjera për të qenë aktiv në politikë.

“Ne jo mendojmë që do jemi për mëshirë të zotit Basha, ne mendojmë që do jemi për atë që kemi kontribuar, kjo pastaj është një marrëdhënie zyrtare.

Nëse nuk do kemi mundësi me këtë lloj aleance, sigurisht për të qenë në politikë do gjejmë rrugë të tjera”, theksoi kreu i LZHK-së.

R.G/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleati i bashes kampi opozitar lista e hapura paraljmerime per zgjedhje aleati i bashes kampi opozitar lista e hapura paraljmerime per zgjedhje

Sondazh

Poll