Bota

Çfarë po ndodh në Serbi? Zjarr dhe të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit, një i plagosur (PAMJET)

Mediat serbe bëjnë me dije se autori i dyshuar i sulmit është identifikuar si V.A., 30 vjeç dhe është arrestuar nga policia. Konkretisht ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.

22 Tetor 2025, 12:12 Nga E. D
Çfarë po ndodh në Serbi? Zjarr dhe të shtëna me
pamje nga vendngjarja

SERBI- Një incidet i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përpara godinës së Parlamentit në Beograd. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Mediat serbe gjithashtu bëjnë me dije se autori i dyshuar i sulmit është identifikuar si V.A., 30 vjeç dhe është arrestuar nga policia. Konkretisht ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.

Por, ky nuk ishte incidenti i vetëm në Serbi, pasi raportohet se edhe një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Sakaq, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./Dosja.al

serbi te shtena me arme zjarri

Sondazh

Poll