Aktualitet

Aksident në aksin Kukës-Krumë/ Përplasen dy makina, tre persona të plagosur (PAMJET)

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, duke u përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilkët janë dërguar me ambulance në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim mjekësor.

22 Tetor 2025, 11:49 Nga E. D
Aksident në aksin Kukës-Krumë/ Përplasen dy makina, tre
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Kukës-Krume. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, duke u përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilkët janë dërguar me ambulance në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim mjekësor.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të njërit prej automjeteve si pasoje e lagështisë në rrugë. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit./Dosja.al

aksident ne aksin kukës-krume

Sondazh

Poll