Aktualitet

Iu gjet pistoletë në makinë, në pranga Ismet Gaxherri, pronar i lokal 'Muraga'. Në 2015 u plagos nga Ervis Martinaj

Por për autoritetet, Gaxherri nuk është person i panjohur. Ai është pronari i lokalit 'Muraga' në zonën e Linzës.

22 Tetor 2025, 11:14 Nga I.A
Iu gjet pistoletë në makinë, në pranga Ismet Gaxherri,
Ismet Gaxherri

TIRANË- 39-vjeçari që u kap mëngjesin e sotëm me armë në makinë është Ismet Gaxherri. Gaxherri u kap me pistoletë pa leje në makinë. 

“Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje”, njoftoi policia.

Por për autoritetet, Gaxherri nuk është person i panjohur. Ai është pronari i lokalit 'Muraga' në zonën e Linzës. Fillimisht Gaxherri u bë i njohur në vitin 2015, ku mbeti i plagosur nga Ervis Martinaj. Plagosja e Gaxherrit, u bë në vrasjen e Enton Nikajt në zonën e Linzës./Dosja.al

ismet gaxherri ervis martinaj

Sondazh

Poll