Aktualitet

U vra pas sherrit për një kafe në Manzë/ Del FOTOJA e të riut Aranit Kurti

23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.

22 Tetor 2025, 10:26 Nga E. D
U vra pas sherrit për një kafe në Manzë/ Del FOTOJA e
Aranit Kurti

DURRËS- Personi që shihni në foto është Aranit Kurti i cili u vra pas sherrit për kafe në orët e para të mëngjesit.  23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.

Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçi ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur. Më pas, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Pepa pas ngjarjes është larguar nga lokali dhe është në kërkim nga policia./Dosja.al

aranit kurti

Sondazh

Poll