Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Shoqërohen 5 persona, çfarë thanë të dyshuarit para bluve

Siç u raportua Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Por, kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.

22 Tetor 2025, 10:14 Nga E. D

 

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Shoqërohen 5 persona,
foto ilustruese

 

DURRËS- Pesë persona janë shoqëruar nga policia lidhur me vrasjen e dyfishtë në Durrës, ku humbën jetën Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Bëhet me dije se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes. Ata kanë deklaruar para autoriteteve të njejtin variant, pra që konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë rreth orës 01:45. 

Siç u raportua Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Por, kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.

Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit dhe në atë moment ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al

vrasja ne durres

Sondazh

Poll