Aktualitet

"Ishin çuna të sjellshëm"/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, punonjësi i karburantit: Pashë vendin e rrethuar si skenë krimi. I moshuari: Jemi të tronditur

Ai është shprehur se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi.

22 Tetor 2025, 09:38 Nga E. D
"Ishin çuna të sjellshëm"/ Vrasja e dyfishtë
foto ilustruese

DURRËS- Punonjësi i karburantit, ku u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi. Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë. Gjithashtu banorët i përshkruan djemtë si të sjellshëm.

“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm", u shpreh punonjësi i karburantit.  

“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë. E kam pasur kushëri”, thotë një tjetër banor./Dosja.al

vrasja ne durres

Sondazh

Poll